7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Qeveria mirëpret kërkesën e PE-së për heqjen e masave ndëshkuese

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mirëpritur kërkesën e Parlamentit Evropian ndaj BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu tha për media se masat po mbahen në fuqi padrejtësisht dhe si të tilla duhet të largohen.

“Ne e mirëpresim draft raportin e raportuesit për Kosovë në Parlamentin Evropian, Riho Terras në të cilën kërkohet largimi i menjëhershëm i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Kjo kërkesë tash i shtohet edhe rekomandimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell për largimin e tyre. Me këtë rast, ritheksojmë gjithashtu kërkesën tonë për largimin e masave ndaj Kosovës të cilat u vendosën padrejtësisht, dhe po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht, tha Kryeziu/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...