16.6 C
Pec
E premte, 4 Tetor, 2024

Qeveria ndan 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit global kundër ISIS-it

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike nga e cila kanë marrë dy vendime.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Qeveria ka ndarë 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit global kundër ISIS/DAESH.

Po ashtu, kanë njoftuar se kanë emëruar Komisionin ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka:”

-Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Inspektor i Përgjithshëm, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

-Ndarë 100,000.00 euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESh./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...