0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Qeveria ndan 3 milionë për rehabilitimin e rrugëve dhe i kërkon presidentes autorizim për kredi me Frankfurt am Main

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime. Sipas njoftimit të qeverisë, njëri nga vendimet ka të bëjë me ndarjen e tre milionë eurove për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Ndërsa vendimi tjetër, për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...