Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë euro për mbulim të kostos së policave të sigurimit për mërgimtarët që vinë në Kosovë për pushime.
Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
“Sot do të ndajmë vlerën prej 4 milionë euro për të mbuluar koston për policat e subvencionuara për mërgatën, të cilën përgjatë verës dhe pjesës tjetër të vitit vijnë dhe kthehen në atdhe”, tha Ministri i Financave, Hekuran Murati. /Njeshi/