5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Qeveria ndan mjete financiare për Vitinë që mbeti pa paga për punonjësit, aprovohen para edhe për komunën e Kamenicës

Qeveria e  Kosovës ka njoftuar se ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të mbajtur sot.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Gjatë muajit të kaluar, një pjesë e punonjësve të Komunës së Vitisë nuk kishin marrë pagat.

Nga Ministria e Financave thanë se kjo komunë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës, duke i lënë jashtë punëtorët e arsimit.

Në njoftim u tha  se përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore,  disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani dhe se Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator.

“Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit”, theksohej në njoftim të ministrisë.

Në anën tjetër, Komuna e Vitisë e kishte akuzuar Ministrinë e Financave se ka marrë mjetet për paga për të paguar obligimet e kontratave kolektive.

Kryetari i Komunës që vjen nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti është ankuar për qasjen e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Zani i Asociacinit të Komunave nuk është dëgju asnjëherë. Katër kryetarë të komunave edhe sot marrin pjesë, edhe ne një vit që kemi qenë atje. Jemi injoru, edhe nga ministri, edhe nga të tjerët, nga ekipa e dikastërëve qeveritar, të cilët as nuk e çelin telefonin, as nuk na pritin, as nuk konsultohen, bojnë dallime besa partiake, që është nënsens dhe s’ka ndodhur më parë me qeveritë. Tash edhe ndarjen buxhetore, ndarjen e re e keni pa, vetëm katër euro për kokë banori, ia kanë lanë Vitisë”, kishte thënë ai/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...