7.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Qeveria ndanë nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Ditën e sotme, Qeveria e Kosovës pritet të marr vendim, që të ndajë nga 100 euro për secilin fëmijë dhe pensionistë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në mbledhjen e Qeverisë se po përmbushin edhe një premtim që e kanë dhënë.

“Qeveria jonë përkujdeset për të gjithë brezat, e veçanërisht për ata që kanë nevojë… Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve bazuar në të ardhurat e familjes. Besoj ju kujtohet premtimi se çdo vit secili fëmijët do të përfitojnë 50, 100 apo 150 euro varësisht nga të ardhurat e prindërve.

Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro…

Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga prindërit përfitues ashtu që të ketë dallim në mbështetje…Ata që kanë më pak të ardhura të përfitojmë më shumë”, tha Kurti.

Ky vendim pritet të votohet sot në mbledhjen e Qeverisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...