16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Qeveria në detyrë zhvilloi mbledhje elektronike, miratoi dy vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës në detyrë ka zhvilluar mbrëmë (e mërkurë) mbledhje elektronike në të cilën miratuar dy vendime.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Qeveria ka mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike dhe ka ndarë 75 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për promovimin e vendit.

“Mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Francës për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – ‘Procesi Pall Mall’. Ndarë 75,000€  për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...