5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

“Qeveria PDK – LVV e pamundshme, kemi dallime të mëdha – Preferojmë qeveri të re me opozitën” – Memli Krasniqi për koalicionet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se dallimet në mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë të mëdha.Ai ka thënë  se këto dallime bëjnë që mos të ketë koalicion pas 9 shkurtit.

Ka thënë se dallimet nuk janë vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen.Rrjedhimisht, ai ka preferuar koalicion me partitë opozitare.

“Ne kemi dallime esenciale jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen dhe nuk ka hapësirë për të pasur një qeveri PDK-VV, sepse dallime tona janë jashtëzakonshme. Ne nuk e shohim ekonominë njëjtë, as ndërhyrjen e shtetit njëjtë, as drejtat e njeriut njëjtë. Ne nuk e shohim as lirinë e shprehjes njëjtë, ne kemi dallime të mëdha. E kam thënë nuk jemi në garë me u kthy pushtet për hir të pushtetit”, ka thënë Krasniqi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...