-0.3 C
Pec
E shtunë, 9 Dhjetor, 2023

Qeveria për vazhdimin e dialogut: Prioritet tani është adresimi i pasojave të sulmit në Banjskë

Qeveria e Kosovës ka deklaruar të premten se prioritet urgjent është adresimi i pasojave të sulmit terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

I pyetur lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për media ka thënë se sulmi i sponsorizuar nga Serbia ka sjell një situatë krejtësisht të re.

Kryeziu tutje pët Telegrafin është shprehur se ajo çka ka ndodhur me 24 shtator në fshatin Banjskë ka qenë cenim i sovranitetit shtetëror, integritetin territorial dhe sigurisë kombëtar, si asnjë herë më parë prej përfundimit i luftës.

“Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia. Ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë.

Sipas Kryeziut, gjatë gjithë kohës Republika e Kosovës ka qenë palë e gatshme për dialog dhe marrëveshje, por ka shtuar se një proces i mirëfilltë i dialogut kërkon minimumin e standardit të mirëbesimit të ndërsjellë mes palëve.

“Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i datës së 24 shtatorit, ka vërtetuar se teksa në Bruksel zhvilloheshin takime për zbatim të Marrëveshjes Bazë që në qendër ka njohjen de-facto reciproke, Serbia po përgatiste plane për aneksimit të veriut”, ka përfunduar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...