16 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Qeveria: Procesi i liberalizimit të vizave i gjatë dhe i vështirë, Kosova i përket Evropës

Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur nënshkrimin zyrtar të ligjit që garanton lirinë e lëvizjes pa viza për qytetarët e vendit.

“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në komunikatën e ZKM-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Tutje thuhet se procesi i liberalizimit të vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë për Kosovën, por që më në fund u përmbyll me sukses.

“Liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave”.

“Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë”, thuhet në fund./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...