24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Qeveria shkarkon Bordin e KRU ‘Hidrodrini’, emëron Bord të ri të përkohshëm

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe arsyetimin e dhënë në mbledhje nga Ministrja e Ekonomisë znj.Artan Rizvanolli, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të rregullt ka shkarkuar Bordin e gjertanishëm të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A.-Pejë, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë.

Po në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm të KRU ‘Hidrodrini’Sh.A. – Pejë, në përbërje të: Qëndresa Kukaj – kryesuese, znj. Mirjeta Heta, z. Samir Lleshi dhe z.Noli Carrabregu – anëtarë.

Me 31 korrik 2024, Bordi igjertanishëm kishte shkarkuar nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes Dri Cenën, veprim ky së bashku edhe me disa veprime tjera, vuri në luhatje besueshmërinë e këtij Bordi ndaj vendimeve, tha mes tjerash në arsyetimin e saj para Qeverisë, ministrja Rizvanolli.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A.-Pejë

Qeveria e Republikës së Kosovës, shkarkon Bordin e Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. dhe emëron Bordin e ri të përkohshëm

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe arsyetimin e dhënë në mbledhje nga Ministrja e Ekonomisë znj.Artan Rizvanolli, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të rregullt ka shkarkuar Bordin e gjertanishëm të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A.-Pejë, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë.

Po në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm të KRU ‘Hidrodrini’Sh.A. – Pejë, në përbërje të: Qëndresa Kukaj – kryesuese, znj. Mirjeta Heta, z. Samir Lleshi dhe z.Noli Carrabregu – anëtarë.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...