16.6 C
Pec
E premte, 4 Tetor, 2024

Qeveria sot mban mbledhje, 14 pika për shqyrtim

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje nga ora 10:00.

Në këtë rend dite janë 14 pika për shqyrtim, e në mesin e tyre edhe shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe Drafti i Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës.

Do të bëhet edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...