15.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Qeveria sqaron gjuhën e moderuar të Kurtit rreth incidentit të Osmanit në Shkup: Po e pret raportin zyrtar

Derisa nga Presidenca e Republikës së Kosovës e kishin quajtur “provokim të pastër” incidentin e ndodhur të enjten në aeroportin e Shkupit me të parën e shtetit, Vjosa Osmanin, sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Maqedonia e Veriut tha se s’ka pasur qëndrime të tilla nga institucionet në Kosovë.

Nga Qeveria e Kosovës janë deklaruar për media  lidhur me këtë deklaratë të Kryeministrit Kurti sot.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, sqaroi se Kurti s’mund të thoshte se ishte provokim incidenti ndaj Osmanit, duke qenë se kreu i ekzekutivit kosovar, në konferencën e sotme në Maqedoninë e Veriut, tha se po presin një raport të plotë e të hollësishëm për rastin.

Kryeziu shton se Kurti ka folur për përjetimin e përvojën e hidhur të Osmanit dhe familjes së saj, por jo për motivet dhe qëllimet e një sjellje të tillë që siç thotë ai pritet ta zbulojë hetimi zyrtar.

“Kryeministri Kurti po e pret raportin zyrtar, andaj nuk mund të thotë paraprakisht atij raporti se ishte provokim, meqenëse provokimi është gjithmonë me paramendim, pra i qëllimshëm. Kjo del nga hetimi që mandej prodhon raportin të cilin po e presim”.

“Ai ka folur për faktet (“sjellje të shëmtuara” e “rregulla të shkelura”) që janë përjetim i rëndë dhe përvojë e hidhur e Presidentes dhe familjes së saj, jo për motivet dhe qëllimet e një sjelljeje të tillë e të cilën duhet të na e zbulojë hetimi dhe raporti. Do të ishte kundërthënie logjike që Kryeministri Kurti edhe ta quajë provokim edhe të kërkojë raport. Kryeministri konsideroi që incidenti tashmë është shkaktuar, por raporti duhet ta zbardh të vërtetën në plotni dhe hollësi”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Të enjten e 1 gushtit, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është përballur me një incident diplomatik në Aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i aeroportit ka tentuar t’ia marrë telefonin, në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike.

Duke mos i respektuar rregullat, sipas Presidences së Kosovës, pala maqedonase e kishte marrë çantën personale të dorës së presidentes Osmani.

Por, dorëzimi i telefonit personal nuk është pranuar nga ajo./Njeshi&GR/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...