8.3 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Qeveria u mundëson punësim grave të mbijetuara të dhunës, Kurti jep detaje

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u lansua Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.

Ai tregoi edhe procedurat e punësimit përmes kësaj skeme, të grave të cilat janë viktima të dhunës në familje. Më tej sqaroi se Ministria e Financave do ta subvencionojë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj.

“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi zbatuar një sërë masash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi investime që ta kenë të lehtë operimin në treg, vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi dymijë familje që nuk e kishin asnjë të punësuar”.

“Të gjitha gratë që ishin të dhunuara do të mund të jenë përfituese të kësaj mase. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kanë pasur”, deklaroi Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...