Komuna e Pejës njofton se sot në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka qëndruar kryetari i degës së PDK-së, në këtë komunë, Xhavit Haliti.
Kryetari i komunës, njëherit, kryetar i degës së LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, ka biseduar me homologun e tij në nivel partish, lidhur me një qeverisje të re të kësaj komune edhe për katër vitet e ardhshme.
Zyrtarisht njoftohet se të dy kanë nënshkruar një marrëveshje, që LDK të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK me katër drejtori. /Njeshi/