18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Qiej të kuqrremtë gjithandej Evropës, fenomeni i Aurora Borealis u pa edhe në Prishtinë

Një prej fenomeneve të rralla i njohur si “Aurora Borealis” që ka përshkuar qiejt nëpër gjithë botën, është vërejtur edhe në Kosovë. Fotografi, Mendim Rugova, ka arritur që në orët e para të ditës së sotme ta regjistrojë një moment të tillë edhe në qiellin e Prishtinës.

Rugova ka shkruar se loja e ngjyrave që është tipike për këtë fenomen është vërejtur në Kosovë pothuajse njëjtë sikurse në zonat polare.

“11.05.2024 – Timelapse e Aurora Borealis mbi Prishtinë. Shihet loja e ngjyrave, tipike e këtij fenomeni gati sikur në zona polare”, ka shkruar Rugova.

Fenomeni i njejtë ka ndodhur nëpër gjithë botën. CNN ka publikuar fotografi nga qyteti i Portland ku shihet fenomenin “Aurora Borealis”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...