26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

QIKA organizon aksion në shesh, shpërndan peceta menstruale falas për vajza dhe gra

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA kanë shpërndarë peceta menstruale falas për vajza dhe gra, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale.

Blenda Asllani nga OJQ “Qikat”, ka thënë se sot janë shpërndarë pecetat për nder të kësaj dite.

“Sot në këtë ditë po shpërndajmë peceta duke e marr parasysh që ende në Kosovë akciza e saj është 18 për qind”, ka thënë Asllani.

Kujtojmë se javën e kaluar kjo organizatë i dorëzoi 7500 nënshkrime ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke kërkuar që të hiqet kjo akcizë, pasi sipas tyre “Peceta nuk është lluks”./Njeshi/

 

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...