14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Qindra skiatorë mblidhen në Sochi, skijojnë të zhveshur në temperatura të ulta

Qindra skiatorë kanë hequr dorë nga rrobat e trasha për ato të brendshmet, për të skijuar gjatë festivalit të organizuar në Sochi të Rusisë.

Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe sasisë së madhe të borës, kjo nuk i ndaloi 738 persona nga mosha 16 deri në 70 vjeç të marrin skitë dhe t’ia mësyjnë resortit Rosa Khutor, duke skijuar vetëm me të brendshme.

Ata përkraheshin edhe nga 30 mijë persona tjerë, që kishin shkuar për t’i parë nga afër në një lartësi mbidetare prej mbi 1.100 metrave.

Ky festival po mbahet çdo dimër prej vitit 2016 dhe organizatorët synojnë që çdo herë e më shumë ta zgjerojnë listën e pjesëmarrësve – se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...