7 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Qipro nuk e lejon Kosovën të garojë me simbolet shtetërore në karate

Federata e Karatesë e Kosovës e përbërë nga 45 anëtarë tash e dy ditë gjendet në Larnaka të Qipros ku po mbahet “Kampionati Europian për Kadet, Junior dhe U21”.

Por, ky shtet nuk e ka lejuar ekipin e Kosovës të garojë me flamurin e saj dhe simbolet shtetërore në këtë garë.

Në vend të flamurit, ata kanë vendosur mbishkrimin: “Federata e Karatesë e Kosovës”.

“Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intenziv dhe me qêndrim të përbashkët që të respektohet pjesmarrja e barabartë në evente sportive”, thuhej në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim.

Federata e Karatesë e Kosovës e përbërë nga 45 anëtarë tash e dy ditë gjindet në Larnaka të Qipros ku po mbahet “Kampionati Europian për Kadet, Junior dhe U21”.

Sot pas shumë përpjekjesh NUK u lejuam të marrim pjesë si të barabartë me 48 shtetet europiane pjesmarrëse në këtë kampionat zyrtar të EKF(Federata Europiane e Karatesë) meqenëse na u mohua e drejta për përfaqësim me simbolet shtetrore nga institucionet shtetrore tê Qipros.

Dëshprimi nga nënqmimi ndjehet fuqishëm tek të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar dhe më gjërë.

Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intenziv dhe me qêndrim të përbashkë që të respektohet pjesmarrje e barabartë në evente sportive.

Për detajet do njoftoheni së shpejti.
Kosova mbi të gjitha🇽🇰./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...