10 C
Pec
E martë, 27 Shkurt, 2024

QKMF-ja e Podujevës hap ordinancën stomatologjike për personat me aftësi të kufizuar

Në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili gjithashtu tha se kjo ordinancë gjendet në katin e parë të objektit.

“Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët pa dallim po vazhdon. I përgëzoj stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët”, shkroi ai në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...