Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në emër të partisë bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.
“Heroi i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, ishte atdhetar, intelektual, strateg i mirëfilltë ushtarak dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Guximi e profesionalizmi i tij ishin vlerat që e shoqëruan në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi e demokraci; ndërsa emri i Kolonel Krasniqit mbetet gurthemel i shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Fatkeqësisht, edhe fati i Kolonel Ahmet Krasniqit, ishte i njëjtë me të atyre që dhanë gjithmonë gjithçka për atdheun, ndërsa u vranë nga ata që nuk ia duan të mirën e atdheut tonë. Vrasja e tij si dhe mos zbardhja e këtij akti kriminal, janë dy herë humbje e madhe për kombin tonë”.
“Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit!”./Njeshi/