Sipas një organizimi të lajmëruar në rrjetet sociale, qytetarë dhe aktivistë në Shqipëri u grumbulluan të enjten para godinës së SPAK-ut në mbështetje të kësaj strukture dhe kundër sulmeve politike drejt saj.
Një ditë pasi qindra mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj hodhën parulla kundër SPAK-ut, mbishkrimet u hodhën në një banderolë ku shkruhej “Faleminderit!”
Të pranishmit shënuan mesazhe mbështetjeje dhe falënderimi. Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e lëvizjeve “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, të cilët thanë se tashmë kundër SPAK-ut janë rreshtuar edhe Rama, edhe Berisha, edhe Meta./Njeshi/