Tre anëtarë të familjes Sope nga fshati Zhur i Prizrenit kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi gjatë mesditës së djeshme në aksin rrugor Prizren- Zhur. Babai Ramiz Sope, 50 vjeç, bashkë me dy djemtë e tij, Behar Sope, 24 vjeç, dhe Lumbardh Sope, 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje me një kamion për pastrimin e borës
Për tu dhënë lamtumirën e fundit, janë mbledhur një numër i madh i miqëve e familjrëve.
Dita e sotme në Zhur dhe Prizren është shpallur ditë zie. /Njeshi/