5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Qytetarët e Prishtinës njoftohen mbi pagesat për grumbullimin e mbeturinave

Qytetarët e Prishtinës nuk janë të obliguar që të paguajnë faturat e lëshuara për grumbullimin e mbeturinave nga Ndërmarrja KRM ‘Pastrimi’ nga data 1 janar 2025.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të faqes “Kryeqyteti Prishtina”, të postuar në rrjetin social në Facebook.

Sipas këtij njoftimi thuhet se nga tani e tutje pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

“Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores  për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM ‘Pastrimi’ nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të  realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”, thuhet në postim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...