7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Qytetarët serbë mbajtën 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad, kaloi qetë dhe pa incidente

Gjatë ditës së sotme, qytetarët dhe studentët serbë kanë mbajtur sërish tubim publik në kujtim të viktimave që vdiqën pas rrënimit të çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Sot ky tubim u mbajt para përmendorës së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës.

Studentët kanë mbajtur pankarta me mbishkrime “Studentë nga Beogradi me kolegët nga Mitrovica”, “Nëna me studentët” e të tjerë.

Zëvendësdrejtori rajoni i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për media se ky tubim publik ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

“Tubimi ka kaluar qetë, ishte pa incidente”, ka thënë shkurtimisht Elshani.

Kujtojmë që edhe disa javë më parë ka pasur tubime publike në kontekstin e njëjtë, derisa qytetarët dhe studentët serbë janë “duke kërkuar llogari” nga shteti serb për tragjedinë në Novi Sad./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...