9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Qytetarët të trishtuar me vrasjen e Liridona Ademajt, duan burgim të përjetshëm e përgjegjësi institucionale

Vrasja e Liridona Ademajt, i ka tronditur qytetarët e kryeqytetit. Madje ata thonë se lajmin për vrasjen e saj ka qenë më i kobshmi kohët e fundit. Dënim maksimal po kërkojnë ata për të gjithë personat e përfshirë në vrasjen e 30-vjecares, duke kërkuar edhe ndryshimin e ligjeve.

Kemail Islami, tha se vrasja makabre e Liridonës, është rast i padëgjuar ndonjëherë në Kosovë. Madje tha se janë të prekur thellë dhe nuk po mund të qetësohen.

“Kjo vrasje është makaber kjo është diçka mos të them diçka e padëgjuar me vra bashkëshorten për pare për sigurim qysh po thonë me vra nënën e fëmijëve me vra një person që ka zgjedh me jetuar vet kjo është tmerr na ka tmerruar të gjithëve me të vërtetë”.

“Ata unë personalisht edhe pse nuk jam në atë pozitë e kisha dënuar me burgim të përjetshme edhe dorasin edhe planifikuesin këtë rast burrin e vet me burgim të përjetshëm”.

Hajrush Fazliu tha se duhet që të bëhen  ndryshime ligjore në mënyrë që të ashpërsohen dënimet për këto vepra penale. Madje tha se për shka të pasigurisë në vend ehde të rinjt po e lëshojën vendin, për cka duhet institucionet të intervenojnë.

“Është diçka ç’njerëzore diçka një makabër një dhunë një kriminelë me cilin duhet të marr vërtetë gjykimin ma meritorë që mund të jetë. Të vritet një zonjë një nënë e fëmijëve të vritet një e ardhme e këtij shteti vërtetë është për të çuditur edhe ka ardh momenti edhe fundi që vërtetë si Ministria e  Drejtësisë si Qeveria si Parlamenti të ndërron ndoshta edhe ligjet edhe kodet e ligjeve për vrasje të tilla”.

“…çdo herë kur kemi shprehur gatishmërinë se themi është një shtet vërtet i bukur për të jetuar me një rini shumë të shëndosh por kur dëgjojmë kësi raste vërtet edhe zhgënjehemi nuk është edhe çudi pse të rinjtë po e braktisin vendin do të thotë nga kjo pasiguri dhe nga ky mentalitet i çmendur njerëzor ka ardhur edhe deri tek këto ngjarjet të cilët po i përjetojmë ne edhe ju”.

Azem Bajraktari tha se vetmja zgjidhje është dënimi maksimale. Sipas tij, i gjithë vendi është tronditur nga vrasja e Liridonës.

“Unë mendoj si ai që është motivu si ai kryesi i këtij krimi vërtetë duhet të merr dënimin ma meritor do të thotë dënimin  janë kodet janë ligjet të cilën duhet të respektohen maksimumi siç e parasheh edhe ligji i kushtetutës së Kosovës”.

“E vetmja zgjidhje është dënimi maksimale ato janë raste tepër të rënda nuk e besoj që vetëm ajo familje e ka përjetuar këtë rast e ka përjetuar të gjithë kombi ynë  është e tmerrshme ky rast nuk ka qenë kurrë sipas mendimit tim te traditat shqiptare ka ndodhur vrasje po nuk kam dëgjuar që njeriu paguan dikën për me ja vra gruan e vet gjëja më e tmerrshme e mundshme”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...