20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Qytetari këmbëngulte të bënt pyetje Kurtit, Bahtiri shan në drejtim të tij

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Iliridë të Mitrovicës Jugore përfundoi me tollovi.

Atë e shkaktoi një qytetar që tentoi disa herë ta marrë fjalën për, siç u arsyetua, t’ua parashtrojë disa pyetje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Në këto raste reagoi mbrojtja e afërt e këtyre të fundit, por edhe aktivistë. Madje i ashpër u tregua edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtirin që tentoi ta zgjdhë problemin vetë.

Kjo situatë nuk e shqetësoi Kurtin i cili tha se ka kaluar mirë edhe në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, ku pas tubimit hasi në një grup serbëve nacionalistë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...