16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Qytetarja në Pejë e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici

Një qytetare në Pejë ditën e sotme ka dorëzuar në polici një çantë të cilën e kishte gjetur në parkun Karagaç.

Sipas njoftimi të policisë, në çantë ndodheshin 480 franga zvicerane, 100 dollarë amerikan, 93 euro si dhe një zingjir ari e dokumente personale.

Poashtu bëhet e ditur se çanta i është kthyer qytetarës që e kishte humbur.

Komunikata:

Qytetarja dorëzon Çantën dhe kuletën me të holla në Polici

Pejë, 08 Maj 2024

Me datën 08.05.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetarja K. B. e cila ka sjellë një Çantë krahu të cilën e kishte gjetur në parkun Karagaç në Pejë. Në Çantë ishte një kulet me të holla dhe dokumente personale:

– Katërqind e tetëdhjetë (480) franga Zvicerane.
– Njëqindë (100) dollar Amerikan.
– Nëntëdhjetë e tri (93) Euro.
– Një (1) zingjir ari dhe
– Dokumente personale.

 

 

Të gjitha gjerat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).

Policia e Kosovës, e falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...