11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Raci: AAK i ka mbajtur më së shumti qëndrimet rreth dialogut

Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë partia e ka cila i ka mbajtur më së shumti qëndrimet rreth dialogut.

Derisa për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, Raci tha në Rubikon në Klan Kosova se ato kanë pasur luhatje.

“Prej opozitës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë partia e cila ka pasur më së shumti konsistencë. E ka mbështetur nga fillmi dialogun, në vitin 2011, 2013 dhe 15 ka marrë pjesë me koordinatorin parlamentar z.Shala. Aleanca e cila edhe pse udhëhiqnin nga 2017-2019-të me qeverinë kundërshtonin diskutimin që bëheshin rreth korrigjimit”, tha Raci në Klan Kosova./Njeshi&KlanKosova/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...