Analisti dhe opinionisti kosovar Gazmir Raci, dikur pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, pjesë e ekipit të ish-zv/kryeministres Edita Tahiri, ka folur në ‘RADIO 1’ për takimin e sotëm të Ohrit dhe pritshmëritë e tij.
Raci duke u ndalur tek pozicioni i Kosovës para BAshkësisë Ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-ve, përballë Serbisë, ka thënë se opozita (PDK – LDK) do marrin çmimin për politikën nën brez ndaj qeverisë Kurti. Ndryshe ka folur për AAK-në në opozitë, gjegjësisht liderin e saj Ramush Haradinaj. Për Haradinajn Raci thotë se në boshtin e shtetit di të jetë lider historik dhe edhe në këtë proces ka rol të madh.
‘Unë e kam përgëzuar qëndrimin e z.Haradinaj, ish-kryeministrit dhe të AAK-së në këtë rast, nga opozita, qëndrim koherent për procese të mëdha. Tek e fundit ne nuk guxojmë të harrojmë historinë dhe të kaluarën dhe poashtu rolin e z. Haradinaj, nuk po flas këtu vetëm për luftën, por edhe për pasluftën e deri tek e sotshmja, për shtetndërtimin. Shembull, falë zotit Ramush Haradinaj ne sot kemi ushtri, falë ndikimit që z.Haradinaj ka pasur tek qarqet ushtarake në SHBA, dhe ne sot kemi ushtri që po ja ndërtojmë kapacitetet e plota. Andaj. z. Haradinaj në këtë far’ boshtin e shtetit, në momente kritike din të jet’ lider historik dhe ti thotë po veprimeve të mëdha historike. Flas kështu edhe për rastin konkret, sepse të gjithë liderët opozitar e kanë ditur që nga shtatori i vitit të kaluar se plani që e kemi sot (franko-gjerman), nuk ka njohje formale. Njejt e kanë ditur që njohja do të vie në ditën kur Serbia do kërkoj anëtarësim në BE. Por ata (Krasniqi-Abdixhiku) me dallim nga z.Haradinaj kanë bërë politikë duke e sulmuar kryeministrin pandershëm.’-tha Raci në ‘RADIO 1’.
Me dallin nga Haradinaj, Abdixhiku e Krasniqi, kanë pritur që Kurti firmos Asociacion dhe më pas ndodhë që në Kosovë këta dy e ndërtojnë një qeveri sikur ajo e Avdullah Hotit, shprehet Raci.
‘z. Abdixhiku e z. Krasniqi, fatkeqësisht del se kanë pritur që kryeministri Kurti firmos Asociacion dhe më pas ndodhë që në Kosovë këta dy e ndërtojnë një qeveri sikur ajo e Avdullah Hotit, duke ndërruar disa ulëse në konfiguracionin e Kuvendit të Kosovës. Më kanë befasur dhe ta dijnë se po e befasojnë edhe SHBA-në, nëse mbeten në këso qëndrime.’-tha ai.
Tutje Raci ka shtuar se nga takimi i sotëm i Ohrit, nuk pret që të bëhet historia, porse pret që palët të zotohen se një marrëveshje me zbatim të plotë dinamik ta firmosin në Paris ose Berlin më 23 ose 24 Mars.
‘Nuk pres sot historinë, porse pres që palët të zotohen se një marrëveshje me zbatim të plotë dinamik ta firmosin në Paris ose Berlin më 23 ose 24 Mars.’-shtoi analisti Raci.
Ndryshe, sot Kosova dhe Serbia, respektivisht Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq takohen në tryezën e Ohrit, me planin franko-gjerman përpara vetës./RADIO 1/