27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Radio 1 / Behluli: Lamtumirë njeri i mirë doktor Xhevdet Ademaj

Kryeredaktori i Radio1, Fitim Behluli ka reaguar për vdekjen e Dr. Xhevdet Ademaj.

Ai e kujton doktorin e njohur pejan si njeri me vlera shumë pozitive dhe dëgjues të rregullt të emisionit “Top Folk”.

Në reagimin e tij në fb shkruan se Ademaj çdo herë si në gëzim e përmallim kishte këngën, JETË.

Ngushëllime për vdekjen e dëgjuesit, njeriut të mirë kanë shprehur edhe tërë stafi i Radio1.

Ndryshe Dr. Ademaj ka ndërruar jetë sot në moshën 68 vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet po sot në ora 18:00 në fshatin Loxhë.

Postimi i plotë:

Lamtumirë, njeri i mirë! Nuk kam njohur e as që besoj të ketë njohur dikush njeri më pozitiv se Dr. Xhevdet Ademaj! Ai që në secilen situatë na ipte shpresa e zgjidhje, sot iku përgjithmonë! E kisha mik e dëgjues të rregullt të programeve të natës ‘Top Folk’, nuk mungonte asnjëherë. E donte muzikën dhe e njihte. Në gëzim e përmallim, këngë ishte jeta e tij. ‘Ti që fike shpirtin tim’ ishte preferenca e doktorit, e unë shpesh ja kaloja, ja ndryshoja… kjo pasi e kisha kuptuar motivin dhe ndërthurrjen e historisë së doktorit me këtë këngë. Kuptoheshim me heshtje! Doktor e ke mërzitur krejt qytetin. Pushofshë në parajsë Grande!

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...