4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

“Radoiçiq e ka lëshuar Kosovën në qeverisjen time – proceset në veri do të ndodhnin gjithsesi –Kurti se po e bën për Kosovën, e bën për foto” – Haradinaj thotë se amerikanët se lejuan lojën e Kurtit

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, veriu vazhdonte të jetë më i integruar.Haradinaj tha se Kosova e kishte edhe një mundësi që përveç integrimit të veriut, të anëtarësohej edhe në NATO.Ai shtoi se këtë ofertë edhe kryeministri Albin Kurti e kishte në tavolinë.

“Radojciqi e ka lëshu Kosovën në qeverisjen time se ka qenë i ndjekur. Veriu vazhdonte me qenë më i integruar. Ne e kishim edhe një mundësi që krahas integrimit të veriut me u antarësu në NATO, këtë ofertë na dhanë amerikanët në tavolinë, Kurti e ka pas në tavolinë këtë ofertë.

Na u ofru me e marrë veriun, me shliru edhe më shumë, por me na dhonë edhe NATO’n, por ky çka bëri, boni vetëm foto për vete dhe na la larg NATO’s”.Tutje, Haradinaj tha se amerikanët nuk e lejuan ‘lojën’ e Kurtit.

“Arsyeja pse është ndalë Kurti se ata e kanë vërtetu se ky nuk po e bën për Kosovë, po për pushtet, për vota, për me dal në foto, për me shkatrru vendin e vet, me i fitu zgjedhjet, e duke qenë kështu amerikanët nuk ia kanë leju këtë lojë. I kanë tregu që smundesh me bo lojëra me vendin tënd”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...