11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Ragmi Mustafi e vendos flamurin kuq e zi në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi e ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në objektin e këtij institucioni.

Mustafi doli në ballkon dhe e vendosi flamurin kuq e zi.

Postimi i plotë:

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!

Edhe sot si katër vite radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj.

Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme.

Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare.

Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime.

Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar!

Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar!

Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës!

Gjithnjë, gjithmonë, përgjithmonë!

Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...