16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Ragmi Mustafi për shkarkimin e Shqiprim Arifit: Siç erdhi ashtu po ikën, episod i trishtë

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka komentuar shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Ai në një postim në Facebook, ka renditur me dhjetëra siç i ka cilësuar ai dështime të Arifit sa ishte kryetar.

“Siç erdhi ashtu po ikën. Episod i trishtë”, ka shkruar Mustafi.

Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë “pushteti autoritar i Beogradit”. Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...