6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Rahoveci triumfon në Pejë, Trepça merr fitoren e parë

Rahoveci ka vazhduar serinë e fitoreve në hendboll për meshkuj duke shënuar fitore me rezultat 37:30 ndaj Besa Famgasit. Gjithashtu edhe Trepça ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 31:26.

Superliga e Kosovës në hendboll për meshkuj e ka nisur stinorin pranveror me dy ndeshje.

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë, “Vreshtarët” e moën epërsinë që në minutat e para duke arritur ta ruajnë gjatë gjithë takimit dhe duke e mbyllur ndeshjen me një diferencë prej shtatë golash. Egzon Gjuka ka qenë lojtari më efikas për Rahovecin me njëmbëdhjetë gola, ndërsa Antonio Vozila ka shënuar shtatë dhe Jeton Bislimi pesë. Në anën tjetër, Olsi Mulaj ka realizuar tetë gola për Besën, Balsha Çejoviq gjashtë, ndërsa Amar Muqolli pesë.

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë Sali Maxhera ka udhëhequr mitrovicasit drejt triumfit, duke shënuar tetë gola. Pas tij Luigj Kolaj ka shënuar shtatë, ndërsa Ermir Smaka dhe Ardi Halili nga pesë secili.

Për Vushtrrinë, Erkan Abazxhiku ishte protagonisti kryesor me katërmbëdhjetë, ndërsa Egzon Ademi ka realizuar pesë.

Të dielën do të zhvillohet ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës, e cila do të mbyllë këtë xhiro të Superligës së Kosovës në hendboll.

Rahoveci e kryeson tabelën me tridhjetë pikë, Besa mbetet në vendin e dytë me njëzet e dy pikë, Vushtrria është në pozitën e pestë me tetë pikë dhe Trepça ani se ka marrë dy pikë mbetet në vendin e fundit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...