16.7 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

RAJONI: Anarkistët sulmojnë një rajon policie në Athinë

Një sulm i koordinuar ka ndodhur në rajonin e policisë të Akropolit, në qendër të kryeqytetit grek, Athinë.

Policia greke thotë se persona të maskuar, që u përkasin grupeve anarkiste, hodhën koktele molotov dhe gurë kundër rajonit të policisë, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.

Sulmi ka ndodhur rreth 23:30 të së shtunës, në rajonin e policisë së Akropolit, duke shkaktuar dëme materiale. Policia sqaron se sulmi zgjati disa minuta dhe autorët u larguan me shpejtësi, duke u shpërndarë në rrugicat e zonës.

Nga flakët u dëmtua një automjet i policisë, por për fat nuk pati të plagosur.

Policia ndaloi disa të dyshuar, por asnjë prej të ndaluarve nuk pranoi të ketë lidhje me sulmin kundër rajonit policor.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...