18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Rajoni i Norvegjisë kërkon që dita të zgjatet në 26 orë

Rajoni më verior i Norvegjisë, Finmark, i ka kërkuar Komisionit Evropian që të miratojë vendosjen e një zone kohore ku dita të zgjasë 26 orë, shkruan ‘Politico’.

Autoritetet lokale deklarojnë se kjo kërkesë, e promovuar nga kryetari i bashkisë Vadso, një qytet i vogël në Rrethin Arktik pranë kufirit rus, të cilin shumë e konsiderojnë të çuditshëm, synon të promovojë vlerat lokale, të rrisë kohën për familjet dhe të tërheqë banorë të rinj në rajon.

Në letrën e tyre drejtuar Komisionit Evropian, i cili konfirmoi se kishte marrë kërkesën, autoritetet lokale në rajonin e Finmarkut i kërkojnë KE-së të urdhërojë autoritetet norvegjeze të miratojnë krijimin e një zone kohore me një ditë 26-orëshe në vend të 24 orë në ditë.

“Ne nuk kemi menduar shumë se si do të funksionojnë zonat e reja kohore në praktikë. Unë nuk mendoj se KE do ta miratojë këtë propozim, kështu që ne nuk kemi përpunuar të gjitha detajet”, ka thënë Vence Pedersen, kryebashkiaku i Vadsos, duke theksuar se ky rajon po përballet me vështirësi për të tërhequr banorë të rinj. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...