25.1 C
Pec
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Rama: Ata që vijnë nga Kosova për të luajtur për Shqipërinë nuk janë shqiptarë të natyralizuar, janë shqiptarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se shqiptarët nga Kosova që e përfaqësojnë Shqipërinë në futboll “nuk janë të natyralizuar”.

Rama tha se “neve nuk na del një shtet, na duhen dy shtete”. Kështu, nëse i kemi dy kombëtare në futboll, “më mirë për ne sepse ka vend më shumë për lojtarët për të luajtur”, tha ai në një intervistë për Klan Kosova.

Ai tha se “nuk ka nevojë të bëhen drama të tilla, pse erdhi një nga Kosova për të luajtur në Shqipëri apo pse erdhi një nga Shqipëria për të luajtur me Kosovës”.

“Kjo është gjëja më normale në botë dhe shyqyr që është kjo mundësi, sepse ju keni parë që ka kombëtare shumë të mëdha sesa e jona, dhe i marrin nga Brazili e nga Afrika. Ata që vijnë nga Kosova nuk janë shqiptarë të natyralizuar, janë shqiptarë”, tha Rama.

Suksesi në futboll, kryeministri shqiptar tha se “është pak çështje fati futbolli në fund fare”.

“Kështu që me pak fat mund të jemi të dy palët, por edhe mund të jetë Kosova, e të mos jemi ne”, tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...