12.9 C
Pec
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Rama bën daljen e parë publike pas operacionit

Disa ditë pasi la spitalin, ku u operua nga hernia inguinale, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryebashkiakët për të diskutuar mbi emergjencat civile.

Në daljen e parë publike pas operacionit, kreu i qeverisë u ndal përmbytjet e fundit në Vlorë dhe nuk kurseu kritikat për prefekturat që nuk kanë angazhuar kapacitetet. Sipas tij nuk mund të neglizhohet reagimi i strukturave.

“Është fakt i kohës që jetojmë që të gjitha vendet duhet të përballen në verë me zjarret në vjeshtë dimër e pranverë me përmbytje dhe natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar e ndryshon çdo vit. Kemi parë të gjithë se ç’ ndodhi në Austri, dhe pamë në ditët këtu kur u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet e sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse,” the Rama.

“Ka një shpjegim shumë të thjeshtë përtej analizave popullore e tendencioze që i bëhen përmbytjeve që ka ndyshuar formacioni i reshjeve. Para disa kohës u bë spektakolare përmbytja në Dubai ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 muaj shi rresht në Londër dhe në këto situata nuk ka infrastrukturë që të mund të absorbojë goditjen e parë, por ajo që nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivel vendor si për zjarret si për përmbytjet”, tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...