13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Rama flet me Macronin për raportin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është takuar sot me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Forumit “Globsec” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor dhe raportin e këtij rajoni me Bashkimin Evropian.

“Me presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, ka shkruar Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...