Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mikpriti sot në përvjetorin e 112 qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit.
Në këtë ceremoni Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shfaq krah personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar fotografi nga kjo ceremoni, të cilat i ka përshkruar si në vijim: “FotoALBUMI i ditës sot në Vlorë”./Njeshi/