30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Rama i tregon homologut holandez zyrën e tij: Aty janë kravatat, vizatimet në letër murale dhe portreti i Ismail Qemalit

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Përpos zhvillimeve që kanë qenë të caktuara në agjendën e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ia ka treguar homologut holandez në zyrën e tij në kryeministri.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se zyra e kryeministrit holandez në Hagë është më e veçanta që ai ka parë, dhe se prej kohësh priste që t’i kthente në Tiranë “nderin e mikpritjes miqësore”.

Në pamjet e publikuara Rutte duket mjaft i impresionuar nga zyra e homologut të tij shqiptar. Duke i marrë të gjitha me radhë kreu i qeverisë i tregon Rutte sesi ai vizaton ndërsa e informojnë për gjithçka që ndodh në vend.

Ai i tregon kravatat për të cilat i thotë se i krijon vet. Po ashtu, kryeministri e “prezanton” homologun holandez me Ismail Qemalin, portreti i të cilit ndodhet i varur në mur.

Një tjetër detaj që i bëri përshtypje Mark Rutte ishte letra murale e zyrës.

“Vizatimet që bëj aty, i marr dhe përmes kompjuterit bëhen letër murale. Kjo është e para që kam bërë, dhe kam katër të tilla,” tregon Rama.

“Kur erdhe ti këtu, ka qenë Berisha përpara teje”, pyet RutteRama në përgjigjen e tij i shpjegon se zyra ishte ndryshe por me të ardhur në pushtet ai e ridekoroi. “Unë i solla mobiliet… ishin në disa depo”, tha Rama /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...