2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Rama ia uron Kurtit 17 vjetorin e Pavarësisë, publikohet letra e urimit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, më 13 shkurt ia ka uruar homologut të tij, Albin Kurtit, 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Por, zyra e shefit të qeverisë në detyrë, vendosi që letrën e urimit ta publikojë tek dy ditë pasi u festua shtetësia.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet në letër urimin e kryeministrit Rama.

Tutje në urimin e drejtuar Kurtit, Rama thekson vullnetin e tij dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...