5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Rama inspekton punimet te ura e re e Kukësit: Do të lehtësojë sezonin e verës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në urën e re të Kukësit.

Sipas Ramës, ndërtimi i urës i jep zgjidhje një nyjes së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.

“Goxha operacion është”, tha Rama.

Ura e Madhe e Kukësit bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit.

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ajo po zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban “mbi supe” me mijëra mjete përgjatë viteve.

Investimi prej 30 milionë dollarësh e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo.

Ajo ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 tonë.

Do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...