22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Rama: Ka përfunduar zgjerimi në katër korsi i rrugës “Ukshin Hoti”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka përfunduar zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti”, në katër korsi.

Sipas tij tashmë janë duke u rregulluar edhe trotuaret dhe gjelbërimi në këtë rrugë.

“Lajm shumë i mirë. Zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti” në katër korsi tashmë ka përfunduar. Me ritme të shpejta janë duke u regulluar edhe trotuaret e po ashtu po shtohet gjelbërimi në këtë rrugë. E liruam hapësirën publike dhe tani jemi duke e transformuar këtë zonë, ashtu siç kemi premtuar”, ka shkruar ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...