3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Rama: Kemi hapur bisedimet e anëtarësimit me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim në  Luksenburg, ku mori pjesë në forumin për zgjerimin e unionit.

Në fjalimin e tij ai theksoi se Shqipëria nuk do ta humbasë durimin dhe nuk do të dekurajohet nga gjendja e brendshme e Bashkimit Evropian e cila herë pas here frenon procesin integrues, shkruan euronews.al.

“Për momentin jam në një periudhë post traumatike sepse më është dashur të kaloj një traumë të gjatë me BE, ndërkohë që ne këmbëngulnim për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit dhe ata këmbëngulnin të na thoshin se na donin, sigurisht na donin, por nuk ishin gati të flisnin. Kështu që imagjinoje, të duash të martohesh dhe pala tjetër të thotë: unë dua shumë të martohem me ty, por nuk dua të të flas. Është një përvojë shumë traumatike, por ka përfunduar tashmë, kemi çelur bisedimet e anëtarësimit dhe në këtë epokë post traumatike jam shumë më tepër i prirur ta lëvdoj BE-në sesa ta fajësoj atë”, tha Rama.

Kryeministri më tutje tha se Shqipëria zotohet të vijojë reformat, jo vetëm si një kërkesë e kancelarive evropiane, por si një detyrim ndaj qytetarëve.

“Sigurisht, na duhet të bëjmë pjesën tonë, na duhet të bëjmë maksimumin sepse ashtu siç nusja jonë e dashur e ardhshme na ka thënë: varet nga ju. Pra varet nga ne. Asgjë nuk vjen e mirëqenë, përveçse nëse sulmohesh nga ndonjë superfuqi edhe pastaj ju krijon mëshirë dhe ata të fusin brenda pa plotësuar kushtet.

Por në qoftë se nuk të sulmon njeri atëherë të duhet të mbushësh, të plotësosh të gjitha ato kutitë. Ndaj shpresoj që do të vazhdojmë të kemi durim dhe të kemi vullnetin e mirë, sinqerisht nuk po kërkoj një integrim të shpejtë dhe të pabazuar në meritë sepse do të ishte njësoj si të merrje lejen e drejtimit të automjetit pa ditur si t’i japësh dhe kjo nuk do ishte në të mirë të vendit”, shtoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...