13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do ta trajtojmë si hajdut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në një mbledhje të asambkesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan kombëtar për sigurimet shoqërore që do të ndikojë drejtpërdrejt për rritjen e pensioneve.

Por për të arritur këtë, Rama tha se duhet t’i jepet fund informalitetit të pagave në sektorin privat, teksa paralajmëroi se shkelësit do të trajtohen njësoj si vjedhësit e energjisë elektrike.

“Së shpejti një plan kombëtar për sigurimet shoqërore. Ky plan po përgatitet prej kohësh nga ekspertë, synon përfshirjen e pensionistëve të ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej indeksimit. Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët nuk mund të jetë domethënëse nëse si shoqëri nuk i japim një goditje fenomenit të pagave reale që godasin të ardhurat për sigurimet dhe vjedhin atë që i përket pensionistëve. Ne do të bëjmë me kuotat e sigurimeve ata që bëmë me energjinë. Ata që nuk paguajnë sigurimet për punonjësit për pagat reale do t’i trajtojmë si hajdutët e energjisë”, u shpreh Rama.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...