-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Rama: Masat e sigurisë shumë të rrepta, nuk negociohen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se data 6 dhjetor, dita kur Tirana pret liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor nuk është ditë pushimi.

Kreu i qeverisë pyetur mbi masat e sigurisë që do të merren në kuadër të samitit që do të mbahet në Tiranë, u shpreh se nuk negocion me askënd për këtë çështje. Sipas tij, masat e sigurisë bazohet në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Evropian kudo ku zhvillohen aktivitete të këtyre përmasave të mëdha.

“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi. Nuk ka asnjë ditë pushimi. Është lajm i rremë. Puna do vazhdojë normalisht. Sa i përket masave të sigurisë ato nuk negociohen me askënd. Bazohen në të gjitha standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Evropian kudo ku zhvillohen aktivitete. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në këshillin evropian prej shumë kohësh. Këto nuk janë çështje diskutimesh, janë masa shumë të rrepta sigurie, sidomos kur do vijnë të gjithë liderët e BE, siç nuk ka ndodhur kurrë”, tha Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...