4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë

Kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka folur për Kosovën dhe gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.

“Ai raport ka qenë shokues”, tha Rama, duke shtuar se asnjëherë nuk u provua as në Kosovë dhe në as ndonjë vend tjetër për akuzën për trafik të organeve, raporton Gazeta Express.

“Në bazë të atij raporti është krijuar Gjykata Speciale e Kosovës dhe ka arrestuar pa aktakuzë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai priti një vit në paraburgim derisa formalisht u ngrit aktakuza. Të gjithë ju, imagjinojeni për një moment, presidenti juaj ose kryeministri, udhëheqësit e vendeve tuaja, të merret në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë pa asnjë aktakuzë zyrtarisht nga një trup i krijuar dhe i sponzorizuar nga një komunitet i vendeve demokratike”.

Rama përmendi që edhe në aktakuzën e Thaçit asnjë fjalë s’ka të bëjë me atë që ka pretenduar Marty.

“Fantazi e plotë”, tha Rama për raportin e Martyt.

“Nuk do të dorëzohemi nga e vërteta dhe do të nderojmë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi”.

Rama tha se gjenocidi brutal të Srebrenicës dhe spastrimi etnik në Kosovë nuk do të harrohen kurrë.

“Marrja e përgjegjësisë do të vazhdojë dhe ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të garantuar atë në gjykata”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...