20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Rama në Hagë, takohet me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmanski, dhe me kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Nuk dihet nëse këtu do të përmendet edhe rasti i Dick Martyt, raportuesit të Këshillit të Evropës, mbi pretendimet e të cilit u themelua Gjykata Speciale për Kosovën, që poashtu gjendet në Hagë.

Kjo meqë Rama pas mbledhjes së dy qeverive më 20 qershor, paralajmëroi se në shtator të këtij viti, në Këshillin e Evropës do të dorëzojë rezolutë kundër raportit të Martyt.

Zotimi i Ramës që mund të ndiqet në videon bashkëngjitur, pati ardhur pas vizitës te ish-presidenti, Hashim Thaçi që po akuzohet nga Specialja, dhe pas vizitës te familja e tij në Burojë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...